Sponsori i Barleti Volley
UNIVERSITETI MARIN BARLETI

Universiteti "Marin Barleti" është i një institucion i arsimit të lartë i përkushtuar ndaj cilësisë akademike që formon dhe shpërndan ide dhe koncepte të reja. Universiteti drejtohet nga një bord me personalitete të shquar, si ish presidenti Prof. Dr. Rexhep Meidani, Prof. Luan Omari, Prof. Dr. Fatos Beja, Prof. Dr. Ermelinda Meksi, MA Edmond Spaho etj.

Me grupe të vogla studimi, Universiteti Marin Barleti krijon një ambient rigoroz por bashkëpunues ku studentët sfidohen të thellojnë aftësitë e tyre profesionale me metodikën më bashkëkohore. Vizioni i UMB-së është ngritja e një institucioni lider, i cili ofron vlera të vërteta për komunitetin nëpërmjet një edukimi ndërdisiplinor, që përgatit individë me integritet në një mjedis social aktiv. Universiteti përbëhet nga Fakultetit i Ekonomisë dhe Financës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Shkencave të Aplikuara. Universiteti përfshin gjithashtu edhe tre institute: Institutin për Kërkim dhe Zhvillim "Barleti" dhe Institutin për Çështjet Publike "Barleti".