Lajme
Barleti Volley është i pathyeshëm, fiton 3-0 kundër ekipit të Partizanit

Universiteti Marin Barleti ka fituar ditën e shtune, date 8 Nëntor 2014 kundër ekipit të Tiranës. Një sukses i merituar i ekipit të Barletit, i cili ka realizuar një ndeshje të bukur e të mbushur me emocione.

Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit Asllan Rusi, në kryeqytet. Kjo finale është ndjekur nga një numër shikuesish, tifozë të dy skuadrave kundërshtare. Kështu vajzat tona po bëhen të paarritshme, duke mos i ndalur asgjë. Në bllok ka dalë fituese Nezaj e Barleti Volejit, e cila ka qenë në formë të mirë. Ky element ka qenë me i suksesshmi në këtë ndeshje.

Trajneri Hasan Gurabardhi u shpreh i entuziazmuar për këtë ndeshje por edhe që ekipi nuk duhet të bëhet euforik, sepse kemi edhe shume ndeshje para.