Lajme
Vajzat e Barletit marrin edhe kupën e Flamurit 2013

Pas fitores 3-2 në gjysmëfinale me ekipin e Partizanit, universitaret kanë fituar në finale, duke marrë një tjetër kupë, atë të flamurit. Ky eveniment u bë në kuadër të 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Këto ndeshje përcollën emocione të shumta, kjo sepse dy takimet gjysmëfinale, Tirana-Teuta dhe UMB Volley-Partizani patën rezultate të ngushta, 3-2 me sete.Të gjitha skuadrat kërkonin të ishin finaliste në këtë turne të rëndësishëm. Kështu në takimin finalist, Barletaset kanë dalë triumfuar ndeshjen e parë, për t’u përballur me Teutën, te nesërmen.

Një fitore e merituar dhe e lehtë për ekipin kryeqytetas, që dominoi në të tria setet e lojës. Fillimisht, të dyja skuadrat e nisën mirë ndeshjen dhe rivalizuan me njëra tjetrën, por pas pushimit teknik ishte ekipi jonë që pati epërsi dhe tregoi saktësi në sulm dhe bllok.Vajzat e Barletit kanë qenë në një ditë të mirë, blloku dhe mbrojtja të konkretizuar saktësisht. Sulmi ishte në nivele të larta, vajzat shtatlarta të UMB-së u treguan të papërmbajtshme dhe të mobilizuara. Seti i dytë dhe i tretë ka qenë në të njëjtat shifra teksa ekipit të Teutës i ra tempi në krahasim me rezultatin dhe avantazhin e setit të parë. Elementi i lodhjes tek vajzat durrsake filloi të ishte evident, dhe barletaset u shfaqën vazhdimisht superiore. Skuadra e universitetit Marin Barleti mbetet i vetmi ekip pa asnjë humbje, duke korrur 10 fitore të rëndësishme. Këto rezultate pozitive e bëjnë pretendenten kryesore për titull kampion.

Pas përfundimit të ndeshjes, drejtuesit e federatës shqiptare të volejbollit, i dorëzuan kupën kapitenes Enkeleda Braho, e cila gëzoi me lojtaret dhe sponsorët e ekipit të UMB-së. Kupa u dorëzua nga mjeshtri i madh volejbollit, Kreshnik Tartari.Trajneri Hasan Gurabardhi u shpreh i kënaqur dhe se fitorja ishte e merituar. Gjithsesi kemi shumë rrugë para, dhe nuk duhet të na kapi euforia. Kampionati është i gjatë dhe këto ekipe janë rivalet tona. Kështu ne do të punojmë çdo ditë për të dhëne maksimumin.